Telegrafi

Atentat në Fushë Krujë, raportohet për tre të vdekur

Tre persona kanë mbetur të vdekur nga një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës, mesditën e së dielës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti dhe për pasojë është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje janë nisur drejtuesit e departamenteve të policisë dhe forca speciale.

Ende nuk dihet shkaqet po motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, teksa pritet një njoftim zyrtar nga policia. /euronews/