Dy persona janë vrarë nga një tentim atentati mbi gjeneralin Katumba Wamala, ish-komandantin e ushtrisë së Ugandës, që aktualisht ushtron funksionin e ministrit të Punës dhe Transportit, ka bërë të ditur sot zëdhënësja e ushtrisë së këtij vendi.
Persona të armatosur në orët e para të mëngjesit i kanë organizuar një pritë veturës së Wamalës, duke ia vrarë të bijën që ishte në veturë në të, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësja e ushtrisë së Ugandës, ka deklaruar për Reuters, që Wamala është lënduar nga ky sulm dhe se edhe shoferi i tij është vrarë nga kjo pritë e organizuar.
Fotografitë e publikuar në rrjetet sociale, shfaqin ministrin ugandez të mbuluar në gjak dhe vetura e bërë shoshë nga plumbat. /Telegrafi/