Pranë shtëpisë së kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, është kapur një sasi e armeve në një veturë të blinduar.
Siç lajmëron gazeta “Blic” e Beogradit, më makinë janë gjetur granata, mitraloz dhe municione.
Vetura ishte parkuar në pyll në Jajincima, 50 metra larg rrugës që të çon në shtëpinë e familjes së kryeministrit, i cili qëndron shumë herë në atë shtëpi.
Prokuroria ka urdhëruar hetim të hollësishëm, për të analizuar ADN-ën e kampionëve të marrë nga provat e gjetura në veturë dhe në armë.
Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim për motivin e vendosjes së armëve në atë vend, ndërsa është urdhëruar për rritje të sigurisë në një pikë të lartë.
Ndryshe, vite më parë në Serbi është vrarë kryeministri i këtij vendi Zoran Gjingjiq dhe përgjegjës për vrasjen e tij konsiderohen njësia “Beretat e kuqe”, njësit që është përgjegjës për kryerjen e shumë krimeve në Kosovë dhe Bosnje. /Telegrafi/