Site icon Telegrafi

Atentat mafioz në Athinë, e pritën derisa dorëzoi djalin në shkollë për ta vrarë

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me kallashnikov jashtë një shkolle fillore në periferi të kryeqytetit grek, Athinë, në vendin e quajtur “Glika nera”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:15 me orën lokale, ku 4 persona me kallashnikovë i zunë pritë “body builder”-it të njohur në Greqi, Basilis Grivas, përpara shkollës fillore ku ai erdhi të sillte të birin.

Si pasojë e plumbave është plagosur edhe një grua, të cilës iu ofrua ndihma mjekësore.

Vrasësit pritën sa Grivas dorëzoi të birin në shkollë dhe u larguan drejt makinës së tij për ta qëlluar.

Policia gjeti në vendngjarje 9 gëzhoja dhe pak më vonë edhe makinën e personave që kryen vrasjen, rreth 600 metra më tutje, të djegur.

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, por hetimet e para flasin për larje hesapesh, pasi Grivas ishte i njohur në jetën e natës në Athinë, si pjesë e një grupi mafioz dhe ishte emër i njohur edhe për policinë. /Telegrafi/

Exit mobile version