Telegrafi

Atentat i planifikuar ndaj Vladimir Putinit në Iran?

Agjencitë Itar-Tas e RIA Novosti kanë pohuar se, shërbimi për media i Kremlinit ka refuzuar të komentojë informatat për përgatitjen e tentim-vrasjes së Putinit, dhe kanë pohuar se, presidenti është njoftuar me këtë informatë.

Duke u thirrur në burimet nga shërbimet sekrete ruse, agjencia Interfax ka njoftuar se, “sipas burimeve të ndryshme jashtë Rusisë – është planifikuar të kryhet një tentim-vrasje, gjatë vizitës së Putinit në Teheran, i cili pritet të mbërrijë në Iran, të martën".

"Disa grupe terroristësh vetëvrasës janë përgatitur që të kryejnë këtë atentat", ka thënë një burim për Interfax.

Irani: Thëniet për atentat janë të pabaza

Raportet mbi sulmin e mundshëm vetëvrasës ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, janë "tërësisht të pabaza" dhe programi i vizitës së tij, do të zhvillohet normalisht, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane për AFP-në.