Site icon Telegrafi

Atentat me eksploziv në Durrës, shpërthen një automjet

Një automjet ka shpërthyer me lëndë plasëse në një atentat të ndodhur në Shkozet të Durrësit. Momenti i shpërthimit është fiksuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë dhe dyshohet se mjeti është në pronësi të Aldi Mustafës.

Burime për Euronews bëjnë me dije se nga atentati nuk ka persona të lënduar.

Makinës të cilës i është vendosur eksploziv është një Golf 5 me ngjyrë të zezë. Eksplozivi është vendosur në gomën e pasme të mjetit dhe ka shpërthyer në momentin që makina ka qenë në lëvizje.

Aldi Mustafa, 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Mësohet se Mustafa është shok i Aleksandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Në gusht të vitit 2021 Mustafa u arrestua në Durrës së bashku me dy shtetas të tjerë pasi dyshohej se do kryenin një vrasje kundrejt pagesës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6LbSqHKK7-s

Exit mobile version