Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e sotme (22 korrik) Milotin.
Nga të shtënat me armë zjarri raportohet për dy persona të plagosur.
Ata janë identifikuar si Klisman Prençi dhe Ylli Ibrahimi dhe janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Pak minuta pas ngjarjes Preçi ndërroi jetë nga plagët e marra, ndërsa Ibrahimi po i nënshtrohet ndërhyrjes kirirgjikale dhe nuk dihet gjendja e tij.
Të dy këta persona nuk ishin emra të panjohur si për autoritetet policore, ashtu edhe për publikun.
Në Janar të 2021, Ylli Ibrahimit i bënë një atentat me armë zjarri po në Milot.
Ai mbeti i plagosur në këmbë, pasi u qëllua nga dy persona që udhëtonin me motor.
Ndërsa Klisman Preçit iu bë atentat më 14 Maj të këtij viti, në Ishull Lezhë.
Ai udhëtonte me makinë së bashku me kushëririn e tij Blerim Preçi kur rreth orës 20:05 është qëlluar me breshëri plumbash nga një automjet tjetër.
Dy kushërinjtë i shpëtuan plumbave. Në këtë rast dyshohej se shënjestër e sulmit me armë ishte Blerim Preçi.