Site icon Telegrafi

Ateistët janë më të ndjeshëm dhe më humanë!?

Shkencëtarja Laura Saslow – nga Universiteti i Kalifornisë – idenë për këtë hulumtim e gjeti pasi shoku i saj ateist i ishte rrëfyer se si ka vendosur të dhurojë të holla për Haitin, pasi ka parë një video emocionale të shpëtimit të një gruaje.

"Gjatë hulumtimit kemi gjetur edhe ndërlidhjen se si njerëzit më pak fetarë krijojnë raporte emocionale dhe shoqërore në bazë të asaj se a mund të ndihmojnë ose jo. Njerëzit religjiozë, në anën tjetër, ndjeshmërinë e tyre e shohin më pak përmes zemërgjerësisë, e më shumë përmes faktorëve tjerë si doktrina, faktorët shoqërorë apo shqetësimet për reputacionin”, thotë shkencëtarja.

Një studim i ngjashëm në SHBA është bërë në vitin 2004, me 1.300 të anketuar, ndërsa rezultatet kanë treguar se jobesimtarët më shpesh ndihmojnë shoqërinë, japin para për të pastrehët, marrin pjesë në aktivitete humanitare dhe bëjnë akte të bamirësisë.

"Mbi të gjitha, ky hulumtim tregon se edhe pse në Shtetet e Bashkuara njerëzit më pak fetarë konsiderohen si më pak të besueshëm kur është fjala te dhembshuria, ata ndihmojnë më shumë se besimtarët", thotë Saslow. /Telegrafi/

 

Exit mobile version