Futbollisti legjendar kroat Luka Modric nuk ndalet as në moshën 39-vjeçare dhe mbrëmë ka ofruar një lojë për të cilën po gumëzhin Evropa në fitoren e Real Madridit ndaj Villarrealit me rezultat 4-1.
Reali këtë sezon e mposhti pa problem nëndetësen e verdhë, ndërsa ndeshjen më të mirë të sezonit e luajti veterani kroat.
Mesfushori me përvojë ka nisur tri ndeshjet e fundit dhe ka startuar tri herë në vetëm tetë ditë. Edhe pse është 39 vjeç, ky nuk është problem për të dhe ka arritur të realizojë një paraqitje që nuk është parë ende në ligat më të forta të Evropës këtë sezon.
Modric fillimisht asistoi Jude Bellingham për epërsinë e Realit në minutën e 25-të (1-0), dhe më vonë shënoi golin e fundit të ndeshjes për 4-1 në minutën e 68-të.
Kështu kroati u bë lojtari i parë në këtë sezon në ligat më të forta evropiane që shënon gol dhe asiston, teksa është mbi 38 vjeç.
Ashtu siç pritej, ai mori ovacionet më të forta dhe i gjithë stadiumi e priti me duartrokitje dhe edicionet e mëngjesit të sotëm të mediave spanjolle nuk kursyen asnjë kompliment për veteranin kroat. /Telegrafi/
38-year-old Luka Modric became the oldest player to score and assist in a game in Europe's top five leagues this season 🍷 pic.twitter.com/r8uVh76zgh
— ESPN FC (@ESPNFC) December 17, 2023