Sipas policisë, shoku i tij B. Nani, 15 vjeç së bashku me të atin Mersin Nanin, 48 vjeç kanë marrë adoleshentin me inicialet E. M rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe e kanë mbyllur në banesën e tyre, pasi ky i fundit nuk u kishte dhënë borxhin prej 30 mijë lekësh të reja që u kishte.
Pas disa orësh negociatash mes policisë dhe pengmarrësve 16-vjeçari u la i lirë, ndërkohë që policia ka nisur punën për sqarimin e rrethanave, si dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, raportoi BW./Telegrafi/