Telegrafi

Atdhe Nuhiu mund të largohet nga Sheffield Wednesday

Foto: Sheffield Wednesday/Twitter

Trajneri i Sheffield Wednesday, Gary Monk , pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër, që mund ta prekin edhe Atdhe Nuhiu.

Sipas ‘FootballLeagueWorld’ janë tre emra, të cilët mund të largohen nga Sheffield Wednesday këtë muaj.

Në mesin e tyre është edhe sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu.

Ai ka shënuar tre gola në të gjitha garat derisa kontrata i skadon në fund të këtij edicioni.

Nuhiu tash e disa sezone është pjesë e klubit anglez që garon në Championship.

Reprezentuesi i Kosovës edhe këtë sezon nuk ka arritur të zë vend në formacionin.

Përveç Nuhiut, edhe Fernando Forestieri dhe Ash Baker mund të largohen nga skuadra angleze këtë muaj. /Telegrafi/