Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Ishte Athe Nuhiu që e kaloi Përfaqësuesen tonë në epërsi në minutën e 50-të.
Pas një asistimi nga Florent Hadërgjonaj, sulmuesi ynë shënoi gol të bukur me kokë, për ta zhbllokuar kështu sfidën.
Ky ishte goli i parë i Nuhiut në këto kualifikime për Euro 2020. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Sd1-OPqkGIg