Atdhe Nuhiu ia ka siguruar Altachit tre pikë në fitoren ndaj Austria Viennas në kuadër të javës së tretë në Superligën e Austrisë.
Derisa skuadra e sulmuesit shqiptar u larguar në disavantazh nga pjesa e parë, në të dytën ishte tërësisht një skenar tjetër.
Ndërsa pranuan edhe golin e dytë, Altach u aktivizua tej mase në sulm dhe kjo rezultoi me fitore në shtëpi.
63' | Na endlich! TOOOOOOOOR für Altach! Und wer trifft? Na wer wohl, Atdhe Nuhiuuuuu. COME ON! #ALTFAK 1-2
— SCR Altach (@SCRAltach) August 7, 2022
Ishte minuta e 64-të e takimit, kur Atdhe Nuhiu shënoi për 2-1, për të ngushtuar epërsinë e kundërshtarëve prej një asistimi për Amankwah.
Rezultati pas dhjetë minutash ishte 2-2, pasi Braunoder (74’) shënoi një auto-gol, për t’i barazuar shifrat.
Kur u mendua se dy skuadrat morën nga një pikë, Atdhe Nuhiu u shfaq edhe një herë në listën e golashënuesve, për të përmbysur rezultatin në 3-2 në minutën e 90+4-të. /Telegrafi/
Was für eine Partie! Was für eine Moral!
BRAVO JUNGS! 🔥#ALTFAK pic.twitter.com/yYczzAXnau
— SCR Altach (@SCRAltach) August 7, 2022