Atdhe Nuhiu ka folur për faqen zyrtare të skuadrës së tij Sheffield Wednesday para dy ndeshjeve eliminatore të Përfaqësueses së Kosovës për Euro 2020.
Kosova do t’i zhvillojë gjatë këtij muaji dy ndeshje eliminatore të vlefshme për Grupin A.
Dardanët fillimisht e presin Çekinë me 7 shtator, ndërsa me 10 shtator udhëtojnë drejt Anglisë.
Për këto dy ndeshje ka folur sulmuesi shtatlartë, Nuhiu, i cili ka treguar se është krenari të luash me Kosovës, ndërsa i mbetet hatri që ndeshje ndaj Anglisë nuk do të luhet në Wembley.
“Ndeshje shumë e mirë. Ndeshje e madhe për Kosovës mendoj pasi ka një histori të vogël me federatë e re të futbollit. Është paksa pikëlluese që nuk do të luajmë në Wembley. Megjithatë, mezi jemi duke pritur për këtë ndeshje”, ka thënë fillimisht Nuhiu për faqen zyrtare të klubit anglez.
“Për mua, por edhe për të tjerët, të luash për Kosovën nuk është njëjtë si të luash për ndonjë ekip kombëtar, por është shumë më shumë”.
“Ju i dini gjërat se si kanë vuajtur njerëzit këtu. Askush nuk e ka imagjinuar se mund ta shohin Kosovën duke luajtur në ndeshje eliminatore”.
“Mendoj se njerëzit e Kosovës janë krenar për këtë pasi më parë as nuk e kanë menduar këtë”, përfundoi sulmuesi i Kosovës. /Telegrafi/
Atdhe Nuhiu speaks with @itvfootball ahead of Kosovo's @EURO2020 qualifier against @England on Tuesday.
You can watch the full interview on @ITV from 7.00pm on Tuesday 10 September. #swfc pic.twitter.com/jhVNtiGsa4
— Sheffield Wednesday (@swfc) September 5, 2019