Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu e ka filluar me gol sezonin e ri në Championship, me skuadrën e tij Sheffield Wednesday, por në fund është ndëshkuar edhe me kartonë të kuq.
Atdhe Nuhiu ka treguar etjen e tij për gol qysh në javën e parë në kategorinë e dytë të futbollit anglez, në Championship.
Sulmuesi i Kosovës ka gjetur golin e parë në sezonin e ri qysh në minutën e 20-të të ndeshjes.
Ky gol i Nuhiut erdhi në udhëtimin e skuadrës së tij tek skuadra e Wigan Athletic.
29-vjeçari nga Prishtina ka shënuar në minutën e 20-të duke barazuar rezultat në 1-1.
ATDHE NUHIU 1-1!!
COME ON WEDNESDAY! 🔵⚪️#swfc pic.twitter.com/hQTb35R63K
— Dutch Owl (@WednesdayFansNL) August 4, 2018
Megjithatë, ky gol nuk i ka mjaftuar skuadrës së tij pasi në fund janë mposhtur me rezultat 3-2.
Përveç kësaj, Nuhiu ishte edhe shumë i pafat pasi në minutën e 79-të u ndëshkua me të verdhë, ndërsa në të 90-tën mori edhe të dytin të verdhë, duke u larguar nga loja me të kuq. /Telegrafi/