Air Traffic Controllers European Unions Coordination (ATCEUC) ka reaguar lidhur me përfshirjen e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës në Ligjin për Pagat të Nëpunësve Publikë në Kosovë.
ATCEUC është e shqetësuar se Kosova, e cila është palë nënshkruese e Marrëveshjes ECAA, përmes së cilës është e detyruar të jetë në harmoni me të gjitha rregulloret relevante të BE-së për Aviacionin Civil, mori këtë hap në lidhje me pagat, që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë mbi të cilat parime bazohet legjislacioni i Single European Sky (Qiellit të Vetëm Evropian).
Lidhur me këtë presidenti i ATCEUC, Volker Dick, i ka shkruar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeparlamenarit Kadri Veseli dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.
Letra e plotë:
Ligji i pagave për shërbyesit civil në Kosovë
Zotëri i nderuar,
ATCEUC është partner Evropian në dialogun social i pranuar në sektorin e Aviacionit Civil. ATCEUC në punën e saj të përditshme është në kontakt me të gjitha organet Evropiane të përfshira në Menaxhimin e Trafikut Ajror:
Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, EUROCONTROL, EASA. ATCEUC është krenar që ka UNICON SINKON anëtar fuqi plotë në ATCEUC.
Me anë të kësaj letre, ne do të donim të shprehim shqetësimin serioz në lidhje me përfshirjen e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës në Ligjin për Pagat të Nëpunësve Publikë në Kosovë. Profesioni i Kontrollorit të Trafikut Ajror është një profesion shumë specifik, i cili ka një rol kyç në zhvillimin e të gjithë Sektorit të Aviacionit.
Qëllimi suprem i një Kontrollori të Trafikut Ajror është siguria e operimeve ajrore përbrenda hapësirës ajrore që është nën përgjegjësinë e tij.
Shqetësimet e Kontrollorëve të Trafikut Ajror duhet të mbeten detyrat që ata duhet të përmbushin në punën e tyre të përditshme për të garantuar sigurinë në hapësirën e kontrolluar ajrore. Shpërqendrimi i sjellur nga vështirësitë e dialogut social mund të kenë një efekt të dëmshëm për sigurinë e udhëtarëve.
ATCEUC është e shqetësuar se Kosova, e cila është palë nënshkruese e Marrëveshjes ECAA, përmes së cilës është e detyruar të jetë në harmoni me të gjitha rregulloret relevante të BE-së për Aviacionin Civil, mori këtë hap në lidhje me pagat, që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë mbi të cilat parime bazohet legjislacioni i Single European Sky (Qiellit të Vetëm Evropian).
Megjithëse Kosova ende nuk është anëtare e plotë e BE-së, miratimi i hershëm dhe i plotë i këtyre rregulloreve dhe ligjeve me siguri do të shihet me një sinjal pozitiv, duke forcuar Kosovën, pasi kërkon anëtarësimin e plotë në BE.
ATCEUC dëshiron t’ju kujtojë nenin e legjislacionit të BE-së për Rregullimin e Qiellit të Vetëm Evropian (KE) nr.550/2004, (KE) ku janë parashikuar elementet që përcaktojnë ofrimin e shërbimeve dhe shpërndarjen e kostos për përdoruesit e shërbimeve të navigacionit ajror për Kontrollin e Trafikut Ajror.
ATCEUC është njoftuar se UNICON / SINKON ka ofruar të gjitha vërejtjet relevante gjatë fazës së konsultimit qershorin e kaluar. ATCEUC shpreh keqardhje të thellë për vendimin tuaj për të braktisur vendimin tuaj fillestar për të përjashtuar kontrollorët e trafikut ajror nga ky ligj dhe ndryshimin e komisionit funksional të Parlamentit të Kosovës, që rezultoi në përfshirjen e tyre në ligj (2 shkurt 2019).
ATCEUC bën apel të pranoni kërkesën e anëtarëve të UNICON / SINKON për t’i përjashtuar nga ky ligj për sigurinë e qiellit tuaj dhe për ndërtimin e së ardhmes së Qiellit Evropian.
Të nderuar Shkëlqesi, ATCEUC mbetet në dispozicionin tuaj për çdo sqarim.
Sinqerisht i juaji,
Volker Dick
President i ATCEUC /Telegrafi/