Site icon Telegrafi

Atanasov do të japë dorëheqje nga AUV, do ta këshillojë kryeministrin Zaev

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Zoran Atanasov tha se javën e ardhshme do të japë dorëheqje nga funksioni.

Siç bëri të ditur në konferencë shtypi, ai nga kryeministri ka marrë ofertë për të qenë këshilltar për bujqësi, siguri në ushqim, veterinari dhe politikë fitosanitare.

“Kam ofertë nga kryeministri të jem këshilltar në fushën e bujqësisë, sigurisë në ushqim, veterinari dhe politikë fitosanitare që për mua përbën një sfidë të veçantë”, tha Atanasov.

Ndryshe, Atanasov ishte drejtor i AUV që nga qershori i viti 2017./Telegrafi/

Exit mobile version