Është koha për një rregullim të plotë të sistemit arsimor, për t’iu përshtatur shoqërisë moderne. Fëmijët nuk mund të shkojnë përpara dhe ne nuk mund të shkojmë pas tyre. Programet arsimore duhet të përshtaten me kohërat moderne dhe moshën e fëmijëve, tha ish-zv. ministri i Arsimit Petar Atanasov.
Sipas tij, rregullimi duhet të fillojë nga klasa e parë dhe më pas të vazhdojë.
“Nëse nuk e reformojmë arsimin në dy ose tre vitet e ardhshme, do të paguajmë çmimin për gjeneratat me cilësi të ulët. Çdo vit vijnë gjithnjë e më shumë studentë analfabetë tek ne. Nëse duam cilësi, na duhet punë, drejtim dhe vizion më i madh, më kompleks. Ne kemi burime njerëzore dhe njohuri, thjesht duhet të kemi udhëheqje”, shtoi Atanasov për “Slobodna TV”./Telegrafi/