Site icon Telegrafi

Atanasov: Përafrim i arsimit të Maqedonisë drejt arsimit evropian për cilësi më të mirë jetësore

Zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Petar Atanasov gjatë vizitës së tij në Prilep tha “se përafrimi drejt arsimit evropian dhe ndryshimi me atë, do të kontribuojnë për shoqërinë e Maqedonisë që të përafrohet drejt jetesës më cilësore, për shkak se pa arsim nuk ka përparim”.

Atanasov u njoftua me përmirësimet e kushteve për ligjërim dhe arsim në shkollën ekonimike “Kuzman Josifoski Pitu” dhe shkollën fillore “Goce Dellçev” i cili vjet ishte i dyti i ranguar sipas suksesit në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam i njoftuar se si rrjedhin aktivitet e ligjërimin në shkollën fillore “Goce Dellçev” që është nga më të mirat në Maqedoni, ndërsa shkolla e mesme ekonomike “Kuzman Josifoski Pitu” punon në programe inovative të reja të cilat për një apo dy vite do të zbatohen në shkollë. Kjo do të thotë përafrim i programeve për nxënësit deri te tregu i punës, dhe përafrim i vetë nxënësve deri tek vendet e tyre të punës”, tha zëvendës-ministri Atanasov.

Ai shtoi se gjatë periudhës 2021 – 2027 dyfish do të zmadhohen mjetet nga fondet evropiane.

“Sa më shumë do të rriten kapacitet e institucioneve arsimore dhe strukturave evropiane, aq më shumë do të mund të thithim fonde evropiane. E gjithë kjo është e lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Me përafrimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s do të hapen vende të reja të punës, do të ketë nevojë për kuadro të reja nga Maqedonia dhe do të përfshihen në këto struktura. Në anën tjetër, përafrimi drejt arsimit evropian dhe ndryshimi do të kontribuojnë në shoqërinë e Maqedonisë të afrohet drejt, jetës më cilësore dhe më të moderuar”, tha Atanasovi./Telegrafi/

Exit mobile version