Site icon Telegrafi

Atanasov mohon vjedhjen e shtëpisë së Esma Rexhepovës

Simeon Atanasov, trashëgimtar i veprave të këngëtares legjendë, Esma Rexhepova-Teodosieva, është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka kryer vjedhje në shtëpinë e këngëtares Esma.

Ai e ka mohuar vjedhjen në shtëpinë muze të Esmës, duke e komentuar rastin për javoren Fokus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk më duhet shtëpia, dhe asgjë që ndodhet brenda saj. Unë jam trashëgimtar i të drejtave autoriale dhe kjo është e mjaftueshme për mua. Dëshiroj ta ruaj kujtimin e mirë të Eskës, dhe jam falënderues që më ka ndihmuar në jetë, që me ndihmën e saj dhe të Stevo Teodosievskit, e gjeta rrugën dhe deri tani merrem me muzikë. Ajo më dha shumë mua dhe të gjithë fëmijëve tjerë për të cilët u kujdes, prandaj i demantoj të gjitha shkrimet dhe zërat për gjoja kryerje të vjedhjes dhe që paskam tjetërsuar në mënyrë të jashtligjshme çfarëdoqoftë nga shtëpia e saj”, tha Simenon.

Përndryshe Simenon Atanasov ka qenë menaxher i mbretëreshës së muzikës rome. /Telegrafi/

Exit mobile version