Mishi i importuar para dy viteve nga Brazili dhe Kanada për të cilin, siç informuan disa mediume, nuk i është paguar dogana, ka qenë i shëndetshëm dhe i sigurt për t’u përdorur” vlerëson Zoran Atanasov, drejtori për Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.
Bëhet fjalë për 1.200 ton mish të ngrirë derri dhe lope të cilin e ka importuar firma nga shkupi “International Food Bazar”.
“Importi është realizuar dy vitet e kaluara. Paketa me mish janë kontrolluar në kalimet kufitare. Dokumentet, vërtetimi shëndetësor dhe analizat tregojnë se mishi ka qenë i shëndetshëm dhe i sigurt për përdorim. Bëhet fjalë vetëm për keqpërdorim financiare tek doganat”, tha Atanasov, i përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së konferencës “Një shëndet”./Telegrafi/