Në konferencë për shtyp, kryetari i Komisionit për bujqësi pranë LSDM-së, Zoran Atanasov tha se protesta e djeshme e bujqve para Qeverisë, nuk ishte asgjë përveç se një protestë e partisë opozitare.
Sipas tij, kjo shfaq mospasjen e ideve dhe dëshpërimin në të cilën ndodhet partia opozitare maqedonase, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në protestën e djeshme partiake, mungonin bujqit e vërtetë. Në vend të tyre, opinioni pa funksionarë partiakë, kryetarë të komiteteve të OBRM-PDUKM-së nga Negotina dhe Radovishi, familjarë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, të punësuar në institucione që aktronin bujq”, tha Atanasov.
Ai shtoi se bujqit nuk kanë arsye të protestojnë për shkak se përvoja e deritashme vërteton marrëdhënien e mirë partnere dhe kujdesin e Qeverisë së LSDM-së./Telegrafi/