Nga sa shihet është interesante përbërja e personave që kanë paraqitur kandidaturën e tyre. Njëri është kandidati më serioz, i cili gëzon mbështetjen e kryeministrit në largim dhe e shoqëron në takimet me Alternativën, thotë ish-zëvendësministri i Arsimit, Petar Atanasov, duke aluduar për Dimitar Kovaçevskin.
Ai thotë se dikush e ka përcaktuar se çfarë kualifikimesh i duhen partisë, që ta bartë edhe atë edhe qeverinë.
“Ndoshta njeriu që do të fitojë besimin, do të drejtojë qeverinë. Ai ka mundësi të bëjë të njëjtat gabime, por ka mundësi edhe të formojë qeveri me mbështetje më të madhe publike dhe ka mundësi të ulet dhe të bisedojë me opozitën”, theksoi Atanasov në emisionin “Samo Vistina”.
Sipas tij, disa nga kandidatët për kryetar të LSDM-së vetëm po pozicionohen, e disa po i përkrahin seriozisht organizatat komunale./Telegrafi/