Ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Petar Atanasov sot në “Utrinski brifing” komentoi rezultatet e regjistrimit të popullsisë.
Ai theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim po e fsheh uljen e përqindjes së shqiptarëve.
“Duhet të jem i hapur, BDI fsheh numrin se sa përqind e shqiptarëve janë më pak. Për 20 vite keni parti në pushtet që thonë se shqiptarët janë më shumë”, u shpreh Atanasov.
Ai po ashtu theksoi se të gjitha pakicat nuk janë të kënaqura me rezultatet e regjistrimit të popullsisë./Telegrafi/