Telegrafi

Atanasoski i kërkon gjykatës të mos lejoj kongresin e jashtëzakonshëm të OBRM-PDUKM-së

Drejtori i Agjencisë për Rrugët, Vllatko Atanasoski, si delegat i kongresit të OBRM-PDUKM-së dhe anëtarë i partisë, ka dorëzuar propozim te Gjykata Themelore Shkupi 1 që të merr vendim të ndaloj mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm të kësaj partie politike.

Ai ka bërë të ditur se për këtë hap ka vendosur për shkak se nuk mund ta thotë atë që mendon se duhet ta thotë në kongres.

Kjo, sipas tij, ndodh pasi që është kërcënuar drejtpërdrejtë nga disa delegatë, prandaj edhe ka bërë raportim edhe në MPB./Telegrafi/