Telegrafi

Atalanta triumfon me spektakël ndaj Romës – hapet edhe më shumë gara për top katërshe

Roma ka pësuar humbje 3-1 ndaj Atalantas në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

Goli i parë i ndeshjes i shënua në minutën e 39-të, kur Duvan Zapata asistoi te Mario Pasalic.

Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, pasi u shënuan edhe tre gola të tjerë.

Në minutën e 74-të, Rafael Toloi e dyfishoi epërsinë për Atalantan, duke menduar se Roma nuk do të reagonte dhe do të pajtohej me humbjen.

Mirëpo, Giallorossët e ngushtuan epërsinë e vendasve në 2-1 me golin e Lorenzo Pellegrinit (83’) me një asistim të Andrea Belottit.

Por, Atalanta e vulosi fitoren e nëpërmjet Teun Koopmeiners, kur realizoi për 3-1 pas vetëm një minute që shënuan mysafirët.

Pas javës së 31-të, Roma ka rënë në vendin e pestë me 56 pikë, po as sa ka edhe Milani në të katërtin, ndërsa në xhiron e 32-të do të kenë punë pikërisht me Rossonerët. /Telegrafi/