Telegrafi

Atalanta shkon në pushimin e pjesës së parë me epërsi ndaj Valencias

Atalanta vs Valencia (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Atalantas dhe Valencias që po zhvillohet në kuadër të fazës së 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane po fiton 2-0 ndaj ‘Lakuriqëve’, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë më të qetë.

Ishte minuta e 16-të atëherë kur Hans Hateboer shënoi golin e epërsisë për Atalantan me një asistim të Alejandro Gomez.

Atalanta vs Valencia (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Skuadra italiane nuk u ndal me kaq dhe arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Josip ilicic (42′), që u shërbye mjaftë mirë nga Mario Pasalic.

Atalanta ishte më e mirë për nga numri i shanseve të krijuar për gol, me shtatë goditje në drejtim të portës, derisa tri përfunduan në kornizë.

Atalanta vs Valencia (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, Valencia bëri katër gjuajtje në drejtim të portës, mirëpo asnjë nuk përfundoi në kuadratin e portës së vendasve.

Por, spanjollët kishin posedimin e topit me 54%, gjersa Atalanta kishte 46%, një diferencë e ngushtë mes dy skuadrave. /Telegrafi/