Atalnta ka marrë një fitore bindëse 4-1 ndaj Valencias në kuadër të përballjes së parë në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Pas vetëm 16 minutash lojë në San Siro, skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Hans Hateboer me një asistim të Alejandro Gomez.
Para se të përfundonte pjesa e parë, Atalanta e dyfishoi epërsinë me golin e Josip Ilicic (42’), e që u shërbye mjaftë mirë nga Mario Pasalic.
Pjesa e dytë ishte përsëri në duart e vendasve, derisa golin e tretë për ta e realizoi Remo Freuler në minutën e 57-të.
Pak minuta më vonë, Hateboer (63’) shënoi golin e tij të dytë në takim dhe të katërtin për skuadrën e tij.
Valencia arriti të shënonte golin e nderit me anë të Denis Cheryshev në minutën e 66-të, e që ishte e gjitha çfarë arritën të bënin.
Me këtë fitore në Itali, Atalanta ka një përparësi në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Mestalla më 10 mars. /Telegrafi/
https://twitter.com/gifGoals_/status/1230229323866570754
https://twitter.com/menditedris/status/1230234170972102656
The second of Hateboer's two goals tonight, are you watching @RonaldKoeman? #Oranje #ATAVAL https://t.co/Lp2JVXfYls
— Clockwork Oranje (@ClockworkOranje) February 19, 2020