Telegrafi

Atalanta – Roma, formacionet zyrtare

Atalanta dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë mysafirë të Atalantas në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A, e cila zhvillohet nga ora 13:00 në Atleti Azzurri d’Italia.

Skuadra e Eusebio Di Francescos vjen në këtë ndeshje pas tri fitoreve radhazi në kampionat dhe synon ta vazhdojë formën e mirë edhe në këtë udhëtim.

Në anën tjetër, edhe Atalanta është në formë të mirë dhe kanë synimin e njëjtë për rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mirë ta mundshme.

Te Atalanta titullar janë edhe dyshja shqiptare, portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti.

AtalantaBerisha; Gjimshiti, Toloi, Mancini; Hateboer, De Roon, Pasalic, Castagne; Gomez; Ilicic, Duvan Zapata

RomaOlsen; Karsdorp, Manolas, Marcano, Kolarov; Cristante, Nzonzi; Zaniolo, Lorenzo Pellegrini, El Shaarawy; Dzeko

/Telegrafi/