Berat Gjimshiti është futbollisti i vetëm i Atalantas, të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm.
Karriera e qendërmbrojtësit shqiptar mori një kthesë të papritur në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
Dopo #AtalantaFrosinone è intervenuto ai nostri microfoni Berat #Djimsiti: “Era una partita molto importante, abbiamo iniziato bene”.
👉 Qui l’intervista integrale https://t.co/QXEYYynAWh#GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/mLdGA8j3Uk— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) August 21, 2018
Teksa dita-ditës flitej për shitjen përfundimtare nga Atalanta, 25-vjeçari jo vetëm që fitoi besimin e trajnerit Gian Piero Gasperini, i cili e aktivizoi titullar në tri ndeshje të Serie A, por së shpejti pritet të nënshkruajë edhe rinovimin e kontratës me bergamaskët.
Sigurisht që kjo do të varet edhe nga paraqitjet e tij gjatë pjesës së parë të sezonit, transmeton SuperSport.
Futbollisti kuqezi, i cili në dy vitet e fundit ka luajtur i huazuar tek Avellino dhe Benevento, aktualisht përfiton 300 mijë euro në sezon.\
🇮🇹 El #Benevento obtiene la cesión del central albano Berat Djimsiti (24 | #Atalanta) con opción de compra: https://t.co/C2I3GY4lZs pic.twitter.com/Y8c9OBW96J
— Mercatosphera (@mercatosphera) July 14, 2017
Nëse Atalanta nuk ia rinovon kontratën para janarit, atëherë ai do të ishte i lirë të bisedonte me çdo skuadër tjetër, për t’u larguar nga Bergamo në verën e ardhshme me parametër zero.
Gjimshiti është pjesë e Atalantas që nga viti 2016, kur u transferua nga skuadra e Zurichut. Ai ka qenë i huazuar te Avellino dhe te Benevento.