Atalanta ka njoftuar zyrtarisht se portieri i tyre Marco Sportiello është rikuperuar plotësisht nga coronavirusi.
Sportiello ishte lojtari i parë nga Atalanta që ishte infektuar me Covid-19 duke njoftuar se ai kishte rezultuar pozitiv në 20 mars.
Një muaj më vonë, Sportiello ende rezultonte pozitiv me coronavirus, ndërsa tashmë është lajmëruar rikuperimi i tij.
Bergamo ka qenë një nga zonat më të goditura në Itali por lajmi i mirë në lidhje me rikuperimin e portierit u njoftua sot (e enjte) nga Atalanta.
“Atalanta BC informon se futbollisti Marco Sportiello, i nënshtruar dy testeve radhazi brenda 48 orëve, testoi negativ për Covid-19”.
“Lojtari, sipas protokollit shëndetësor Covid + për atletët profesionistë, do të kryejë të gjitha kontrollet në ditët e ardhshme dhe më pas mund të rifillojë aktivitetin fizik individual”, thuhet në njoftimin e Atalantas.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme edhe ylli i Juventusit, Paolo Dybala, u shërua plotësisht nga Covid-19 pas më shumë se një muaji i infektuar. /Telegrafi/