Atalanta ka befasuar të gjithë duke gjetur golin e parë në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.
Klubi italian ka kaluar në epërsi ndaj PSG-së në ndeshjen e parë të ‘Final 8’ në Ligën e Kampionëve, i cili pa mbahet në Lisbonë.
Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini ka shënuar për 1-0 me anë të mesfushorit sulmues, Mario Pasalic.
Goli i kroatit erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas asistimit të Duvan Zapata. /Telegrafi/
https://twitter.com/_FuteNews2/status/1293631434171744260