Site icon Telegrafi

Atalanta është ‘Internazionale’ e vërtetë e Italisë, i kanë shënuar 70 gola, por asnjë italian nuk ka gjetur rrjetën

Atalanta. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Atalanta është njëra nga skuadrat që po e bëjnë futbollin më të bukur në Serie A.

Skuadra zikaltër ka shënuar këtë edicion 61 gola në Serie A dhe ka sulmin më të mirë në kampionat.

Përveç 61 golave në Serie A, Atalanta ka realizuar edhe nëntë të tjerë në garat e tjera.

Por çuditërisht të gjithë golat e Atalantës këtë edicion janë shënuar nga futbollistë me kombësi jo italiane.

Aktualisht tek klubi zikaltër titullar nga kombësia italiane është vetëm portieri Pierluigi Gollini.

Berat Gjimshiti dhe Ruslan Malinovski. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Ndërkohë dy lojtarët e vetëm italianë janë Mattia Caldara dhe Rauol Bellanova, por që nuk kanë shënuar asnjë gol.

22 gola janë shënuar nga lojtarët me kombësi kolumbiane, ndërsa pas tyre vjen Josip Ilicic me 15 gola.

E në listën e golashënuesve këtë edicion te Atalanta është edhe qendërmbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti me një gol.

Interi është skuadra me emrin ‘Internazionale’ në Itali, por këtë vit ky emër është bartur me plot të drejtë te Atalanta. /Telegrafi/

Exit mobile version