Telegrafi

Atalanta dhe Bologna në kërkim të Ardian Ismajlit

Ardian Ismajli (Foto: Instagram/aismajli34)

Hajduku i Splitit është duke menduar ta shesë futbollistin shqiptare Ardian Ismajli, i cili kërkohet nga klubet italiane, Atalanta dhe Bologna.

Akoma pa u hapur afati kalimtar dimëror, klubi kroat është duke i menduar lëvizjet e radhës në tregun e transferimeve – shkruan 24sata.hr.

Hajduku është i interesuar për sulmuesin e Salernitanas, Lamin Jallow, ndërsa për të grumbulluar fonde planifikon ta shesë mbrojtësin shqiptar.

Atalanta dhe Bologna duan t’i shfrytëzojnë raportet me përzgjedhësin e Shqipërisë, Edy Reja, në mënyrë që të afrohen me lojtarin 23-vjeçar.

Klubet nga Serie A e kanë përcjellë disa herë nga afër Ismajlin, i cili ka vlerë prej afro një milion euro dhe ka kontratë me Hajdukun deri në verën e vitit 2022. /Telegrafi/