Atalanta ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Serie A.
Roma e nisi mirë ndeshjen, por në pjesën e dytë patën rënie nga loja duke humbur takimin dhe hapin për pozitën e katërt.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jose Palomino (51’) dhe Mario Pasalic (60’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Edin Dzeko (45’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte zëvendësuesi Pasalic, i cili pas golit të fitores u vlerësua me notë 7.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin vendas Pierlugi Gollini që u notua me 5.8.
Për 90 minuta në këtë përballje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje superiore duke qenë i dyti më i vlerësuari me notë 7.5.
Atalanta:
Roma:
/Telegrafi/