Roma ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim te Atalanta në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.
Giallorossët kanë triumfuar në një udhëtim që cilësohej si shumë i vështirë, duke marrë fitoren e dytë radhazi dhe duke vazhduar ngjitjen në tabelën e kampionatit elitar italian.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Luis Muriel (45+) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Tammy Abraham (1’, 82’), Nicolo Zaniolo (27’) dhe Chris Smalling (72’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi anglez, Abraham, i cili pas dy golave të shënuar u notua me 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e vendasve, Juan Musso që u vlerësua me notë 5.5.
Për 24 minuta në këtë ndeshje luajti mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili u notua me 6.4, ndërsa Marash Kumbulla nuk arriti të notohej pas inkuadrimit në minutat shtesë.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/