Telegrafi

Atalanta 1-1 Manchester City, notat e lojtarëve

Atalanta vs Manchester City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Atlanta dhe Manchester City janë ndarë në paqe në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Golin për skuadrën italiane e shënoi Mario Pasalic (49’), ndërsa për Citizen golashënues ishte Raheem Sterling (7’).

Atalanta ishte skuadër për një nuancë më e mirë, derisa mori notën e përgjithshme 6.69, me Cityn që u vlerësua 6.52 – diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

Atalanta vs Manchester City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Mario Pasalic, shkaku i goli të shënuar, gjersa mori notën 8.2.

Lexo po ashtu Dy gola të shënuar, Kyle Walker u fut në portë - Atalanta dhe City ndajnë pikët në ndeshjen dramatike

Portieri i skuadrës angleze, Claudio Bravo ishte fytyra më tragjike e këtij takimi, e që u vlerësua me 5.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Atalantës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: WhoScored)

 

/Telegrafi/