Telegrafi

Blogeri tregon mënyrën se si vjedh një Tesla me një pajisje shumë të lirë

Ekipi i kanalit “Youtube”, Donut Media ka publikuar një video material interesant.

Kompanitë e veturave po punojnë vazhdimisht kundër hajdutëve dhe vjedhja e automjeteve vështirësohet sa më shumë, por ende gjendet një mënyrë.

Siç mund ta shihni në këtë video, hakerët kanë gjetur një mënyrë për të thyer makinën e dikujt tjetër, në këtë shembull një Tesla Model Y, transmeton Telegrafi.

Përdoret një pajisje që “mashtron” makinën se pronari i mjetit me të gjithë çelësat është shumë më afër makinës sesa ai, ndaj jep dhe merr një sinjal të caktuar që pajisja transmeton.

Do të shihni që kodi është kopjuar, dera hapet dhe pas ndezjes, hajduti tashmë është larguar me veturën.

Shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/