Dy zhytës nga Florida mbetën të tronditur pasi gjetën një kockë mamuthi që ndoshta daton që nga Epoka e Akullnajave ndërsa zhyteshin në lumë.
Derek Demeter dhe Henry Sadler gjetën një kockë mamuthi 22 kilogramë dhe të gjatë 1,2 metra, në Lumin e Paqes të dielën e kaluar, dhe zbulimi i tyre u quajt mahnitës nga shumë.
Dyshja beson se kocka i përkiste një mamuthi kolumbian që endej në Florida mijëra vite më parë, por mosha aktuale është e vështirë të përcaktohet, shkruan FOX 35, transmeton Telegrafi.
Demeter vlerëson të jetë rreth 100,000 vjet e vjetër.
"Like astronomy, it’s time traveling. It plays with the imagination so you go ‘wow, what was going on at this time?’”
Florida men discover a mammoth bone, estimated to be 100,000 years old! The story on #FOX35 tonight at 10:45! pic.twitter.com/ylFetQJahB
— Lara Bryn (@CBS6Lara) May 1, 2021
Si paleontologë amatorë, Demeter dhe Sadler gjithashtu gërmuan një numër kockash të tjera dhe në të njëjtën ditë gjetën kockën e mamuthit, ata gjetën gjithashtu pjesë të një peshkaqeni të zhdukur dhe dhëmbin e një maceje gjithashtu të zhdukur.
Sadler më parë kishte gjetur një dhëmb mamuthi në të njëjtin lumë.
Disa nga zbulimet e tyre gjithashtu kanë përfunduar në Muzeun e Florida-s, por i fundit është aktualisht në klasën ku Sadler jep mësim.
“Ai tani qëndron në një klasë ku fëmijët mund ta shohin, ta ndiejnë dhe të ndiejnë vërtet historinë e botës natyrore”, tha ai. /Telegrafi/