Site icon Telegrafi

Ata u përpoqën të shpëtonin romancën, por pa sukses: Halle Berry ndahet prej të dashurit

Kohët e fundit Halle Berry dhe Alex da Kid udhëtuan për pushime në plazhet fantastike të Bora Boras.

Por duke se edhe një pushim romantik dështoi të shpëtonte marrëdhënien e tyre.

Sipas mediave botërore, aktorja dhe producenti muzikor kanë ndërprerë lidhjen.

E gjithë kjo u bë temë e mediave amerikane kur Alex Da Kid u pa në shoqëri të një zeshkane misterioze.

“Ata dukeshin shumë afër, si një çift i dashuruar. Ai ecte me veturë teksa shkuan në një drejtim të panjohur”, tha një burim anonim për “US Weekly”.

Halle Berry dhe Alexander Grant, aka Alex Da Kid 

Ndonëse informata të ndryshme shfaqen në media, revista amerikane pretendon se Halle vendosi të ndahet nga i dashuri menjëherë pas kthimit nga pushimet.

Artisti amerikan kujtojmë se një vit më parë i dha fund martesës së tretë, Oliviera Martinez. /Telegrafi/

Exit mobile version