Jennifer Lopez u vlerësuan për pamjen pas dietës rigoroze që kishte mbajtur gjatë ditëve të kaluara.
Këngëtarja latine ka marrë komente pozitive në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie gjersa ka komentuar edhe ish i dashuri i saj.
Bëhet fjalë për repertin, P.Diddy, me të cilin zeshkania ishte në lidhje prej 1999 deri në fillim të vitit 2001. Përkundër përfundimit të romancës, ata mbetën në marrëdhënie të mira.
Reperi disa vjet më parë, kur bukuroshja publikoi videon e këngës “Booty”, të pasmet e J.LO i cilësoi vepër arti gjersa edhe tani i ka lënë të gjithë pa tekst.
“Oh, Perëndia ime”, ka shkrua artisti në fotografinë e 49-vjeçares, e cila është në lidhje me Alex Rodriguezin që nuk mbeti pa komentuar në këtë imazh “Sa fatlum jam”.
Shfrytëzuesit e rrjetit shoqërore u tallën duke shkruar se në këtë imazh me komente mungojnë edhe i ish të dashurit e këngëtares, këngëtari Marc Anthony dhe ish i fejuari, aktori Ben Affleck.
Ndryshe, Lopez është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/