Telegrafi

Ata do të martoheshin, por ai i merr jetën vetes – vetëm disa javë pas publikimit të videos ku ai i propozonte asaj! (Foto/Video)

Një grua ka zbuluar se i fejuari i saj e ka vrarë veten, vetëm tri javë pas shpërndarjes me të madhe të një videoje në të cilën ai shihet duke i propozuar asaj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Kayleigh Delamare dhe i fejuari i saj Aaron Stopp, të dy 30 vjeç, nga Birkenhead në Merseyside, të cilët fituan famën kur videoja e propozimit të pazakontë u shpërnda me të madhe në internet.

Por asistentja e kujdesit mjekësor ka treguar se i fejuari i saj do t’ia merrte jetën vetes, vetëm disa javë më vonë.

“Unë isha tek nëna ime dhe mora një telefonatë dhe e kuptova se diçka nuk ishte në rregull me Aaronin”.

“Policia më tha të shkoj në shtëpi dhe pastaj më thanë se ai i kishte marrë jetën vetes. Nuk mund ta besoja”.

Zonja Delamare, e cila e njihte djaloshin për rreth shtatë muaj, tha se lajmi i erdhi si një tronditje e plotë pasi çifti ishte i zënë me ëndrrën e dasmës së tyre ideale.

Megjithëse ajo ishte në dijeni të problemeve të shëndetit mendor të tij, znj. Delamare tha se nuk kishte shenja të jashtme se ai ishte i mërzitur dhe thoshte se dukej “i lumtur”. /Telegrafi/