Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop
Nëse e mbroni lëkurën siç duhet, ajo do të rrezitet në mënyrë të barabartë dhe ngjyra do të zgjasë më gjatë. Kjo ndodh për shkak se kremi/vaji solar filtron më të keqen e diellit, duke iu dhuruar më të mirën.
Kjo nuk do të thotë vetëm mbrojtje në plazh apo në mal, por edhe në qytet.
Shtresa mbrojtëse e kremit/vajit, në fakt, lëkura nuk rrezikon djegien nga dielli, ndërkohë fillon të aktivizojë melaninën, substancën që i jep ngjyrën qelibar lëkurës suaj.
Njollat kafe janë akumulime të melaninës – "ngjyruesja e trupit" – një fenomen që vjen nga ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të diellit dhe medikamentet e caktuara që përkeqësojnë gjendjen.
Kushdo që ka problem me njollat, duhet të zgjedhë krema me SPF (filtrues diellor) të lartë, në mënyrë që të minimizohet depërtimi i rrezeve UV, dhe të aplikohen produkte që ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së njollave të reja. /Telegrafi/