Site icon Telegrafi

Ata që janë të zëshëm gjatë seksit kënaqen më shumë

Rënkimet e papenguara dhe frymëmarrja janë “mëlmesa” të përshtatshme në dhomën e gjumit, ndërkaq çiftet të cilët janë të zëshëm janë më të kënaqur me jetën e tyre seksuale, thuhet në një hulumtim të Universitetit britanik Lids.

Shkencëtarët llogarisin se tingujt e zëshëm janë vërtetim se seksi është i mirë, ndërsa femrat reagojnë pozitivisht nëse edhe mashkulli është i zëshëm në shtrat, transmeton Telegrafi.

Rreth 92% e të anketuarve femra dhe meshkuj kanë deklaruar se seksi i zëshëm është më kualitativ pasi e rrit vetëbesimin tek partneri, gjegjësisht në të kënaqen njësoj të dy gjinitë.

Dy të tretat e të anketuarve kanë zbuluar se janë më të zëshëm kur e vërejnë se partneri është afër kulmit, me çka ai edhe më shumë do të kënaqej.

Një anketë tjetër e kompanisë Lovehoney, e cila shet seks lojëra, ka treguar se femrat janë ato më të zëshmet në marrëdhëniet seksuale. Një nga arsyet është se femrat kanë orgazëm më intensiv se meshkujt.

Një tjetër shpjegim është se përfaqësueset e gjinisë më të butë, ndjejnë shtypje dhe në këtë mënyrë e shprehin kënaqësinë dhe kështu e bindin partnerin se po kënaqen. /Telegrafi/
 

Exit mobile version