Ata që hanë pemë dhe perime me ngjyra të ndezta, si karota ose kumbulla, janë më tërheqës, merret vesh nga hulumtimi i shkencëtarëve britanikë nga universitetet St. Andrews dhe Bristol.
Duke studiuar lidhjen në mes ngjyrës së lëkurës dhe atraktivitetit, shkencëtarët kanë vërtetuar që personat me tenin e verdhë i konsiderojnë më të shëndetshëm dhe tërheqës.
Për nuancën verdhoshe të lëkurës kanë meritë karotenoidet, pigmentet e verdha nga disa lloje të pemëve dhe perimeve që luajnë rol kyç në ngjyrën e lëkurës.
Ian Stephen, njëri nga shkencëtarët e përfshirë në këtë projekt, shpreson që rezultatet e hulumtimit mund të nxisin njerëzit e rinj të hanë më shumë pemë dhe perime, veçanërisht kur dihet që për arritjen e rezultateve të dukshme janë të nevojshme dy muaj të konsumimit, për shembull të karotës.
“Në vend së t’u themi të rinjve që për 40 vjet ka shumë mundësi që do të kenë sulm në zemër nëse nuk hanë më shëndetshëm, mund t’u themi që do të duken më tërheqës për vetëm dy muaj nëse hanë më shumë pemë dhe perime”, ka thënë Stephen.
Shkencëtarët pohojnë që nëse hani pesë portokaj ose pjesë të ndonjë perime të gjelbër në ditë vetëm për një muaj mund të fitoni ten më të bukur të lëkurës, ndërsa përveç karotës, portokajve dhe kumbullave mund të përcaktoheni edhe për kajsia, pjepra, dardhë, mollë, spinaq.
Çdo ditë mund të hani nga një lloj të pemëve, perimeve, ndërsa spinaqin ose sallatën ta kombinoni në drekë. Ata të cilët kanë rrudha dhe shenja duhen të hanë spinaq dhe sallatë, sepse përmbajnë vitaminë E. /Telegrafi/