Çështja e regjistrimit të Dani Olmo dhe Pau Victor ka bërë që Barcelona të marrë shumë kritika dhe ato kanë ardhur edhe nga ish-lojtarët e tyre.
Madje një prej tyre i cili ka mbetur i habitur nga mënyra se si blaugranasit e kanë menaxhuar këtë situatë është edhe Ronald De Boer.
De Boer, i cili ishte pjesë e Barcelonës në sezonin 1999-2000, foli ndaj ish-klubit të tij në një televizion holandez.
“Është shumë e trishtueshme se si një klub kaq i bukur si Barcelona lejohet që të mashtrojë. Duke marrë parasysh nga koha kur unë luaja me UNICEF në fanellë”.
“Klubet e tjera veprojnë sipas rregullave, ato mundohen të mbijetojnë, por Barcelona lejohet që të bëjë gjëra të tilla, diçka që është çmenduri. Nëse do të ishte një kompani, atëherë ata do të kishin shpallur falimentimin”.
“Është qesharake, është bërë telenovelë. Ata vetëm duan të vazhdojnë të konkurrojnë me Real Madridin dhe ata e urrejnë faktin që Real Madridi vazhdon të korrë sukses”.
Barcelona e ka pasur të vështirë që të veprojë në përputhje me rregullat për shkak të problemeve financiare, diçka që nuk është krejtësisht faji i tyre./Telegrafi/