Telegrafi

Ata nuk lejohen të votojnë, por po inkurajojnë të tjerët të dalin në zgjedhje: Unë jam dikush që nuk mund të votoj, por vota juaj vlen për mua

Në fillim, Angelica Guzman u befasua me disa prej përgjigjeve që mori kur bëri thirrje për të votuar gjatë zgjedhjeve.

“Jam shumë e zënë për të votuar”, i tha një person. “Thjesht nuk mendoj se vota ime do të llogaritet,” tha një tjetër, raporton CNN.

Tani Guzman ka gati një përgjigje për personat që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale amerikane, “Unë jam dikush që nuk mund të votoj. Dhe vota juaj vlen për mua”, transmeton Telegrafi.

Këtë mesazh po e përhap shumë në kohën e saj të lirë. Menaxherja 29 vjeçare e zyrës në Salt Lake City, Utah, po mundohet të inkurajojë njerëzit që të dalin në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Një në 10 votues me të drejtë vote është një emigrant dhe ku elektorati latin mund të luajë një rol vendimtar në disa shtete, avokatët e imigrantëve shohin një dritare të mundshme për të nxitur ndryshimet që duan të shohin në Uashington dhe në të gjithë vendin .

“Është me të vërtetë e rëndësishme për mua të jem në këtë luftë”, thotë Guzman. “Ne e kuptojmë pak më qartë se kushdo atë që është në lojë”, shtoi ajo.

“Shumë njerëz nuk dinin gjëra themelore të tilla, si vendi i tyre i votimit, si të marrin një fletë votimi nëse nuk do të shkojnë personalisht – informacion që është me të vërtetë thelbësor për ata që ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar,” thotë vullnetarja 18-vjeçare, Karla, e cila kërkoi të identifikohej vetëm me emrin e saj sepse është pa dokumente.

“Kjo e bëri të qartë se sa e rëndësishme është të bësh këtë lloj pune, sepse ka njerëz që nuk e kanë informacionin e duhur”, shtoi ajo.

Ortega, i cili po udhëheq një fushatë të quajtur “Votat tona Barrio” në komunitetin latin të Kolorados, thotë se ekipi i tij shpesh duhet të bindë votuesit skeptikë se ia vlen të shkojnë në votime.

“Ne vijmë nga vendet ku mendojmë se zgjedhjet janë të korruptuara. Disa njerëz nuk duan të marrin pjesë sepse mendojnë se vota e tyre nuk ka rëndësi”, thotë ai. “Ne po i bëjmë të ditur se nuk është e njëjta gjë. Ata nuk duhet t’i lënë përvojat e kaluara t’i ndalojnë”, pohoi ai.

Ditët e fundit para zgjedhjeve kanë qenë rraskapitëse, thotë Ortega, por fushata gjithashtu i ka dhënë shpresë.

Pavarësisht se kush fiton të martën, thotë Ortega, të rinjtë emigrantë do të qëndrojnë së bashku dhe do të vazhdojnë luftën.

Dhe një ditë, ata mund të kenë shansin për të votuar, gjithashtu. /Telegrafi/