Telegrafi

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

Ish-fituesi i tripletës me Barcelonën, trajneri Luis Enrique, kishte qenë i mbushur me lëvdata për ish-bashkëlojtarin e tij Xavi Hernandez kur dyshja u takuan në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Megjithatë, trajneri i PSG-së tashmë ka zbuluar mendimin e tij të vërtetë prapa dyerve të mbyllura ashtu siç u pa në dokumentarin e tij.

Ish-përzgjedhësi i Spanjës ka pasur gjithmonë një pikë të dobët për Barcelonën, ekip të cilin e udhëhoqi si kapiten pasi u largua nga Real Madridi.

Gjatë përballjes me Barcelonën sezonin e kaluar, Enrique ju tha lojtarëve të tij se ata duhet t’i mposhtin me lehtësi blaugranasit.

“Barcelona nuk është një ekip dominant dhe nuk është një ekip i mirë në mbrojtje. Ata nuk kanë kualitet në mbrojtje”, ka thënë Enrique fillimisht sipas Diario AS.

Xavi kishte marrë një numër të madh kritikash për stilin e tij të lojës tek Barcelona dhe Luis Enrique ishte në mesin e tyre.

“Ata luajnë me topa të gjatë. Ter Stegen e theu rekordin për më së shumti pasime të gjata. Ata luajnë sikur Eibari”, është shprehur ai./Telegrafi/