Telegrafi

“Ata kanë oksigjen për 96 orë”: Studiuesi i oqeanit flet për ‘nëndetësen’ e zhdukur që transportonte turistë në një turne drejt rrënojave të Titanikut

Studiuesi i oqeanit Robert Blasiak ka ofruar njohuritë e tij në kërkimin e pesë personave të zhdukur në bordin e “nëndetëses” që transportonte turistë në një turne drejt rrënojave të Titanikut.

Një raport që ai mendon se është i saktë është se zhytësja nuk mund të hapet nga brenda – që do të thotë se duhet gjetur, dhe brenda 96 orëve, që ata që janë brenda të mbijetojnë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Prandaj, “skenari i ëndrrave” është që zhytësja ka arritur në sipërfaqe dhe “thjesht po lëviz”.

Nëse nuk është kështu, roja bregdetare mund të përdorë sonarin për të zbuluar lëvizjen në thellësi – por kjo është një “histori krejtësisht tjetër”.

“Ata kanë kohë nëse lundron në sipërfaqe”, tha Blasiak për Sky News. “Ata kanë shumë anije në zonë dhe aeroplanë që qarkullojnë në përpjekje për ta lokalizuar atë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Janë 96 orë oksigjen shtesë në bord dhe kjo është ajo për të cilën duhet të shpresojmë”.

Ndryshe, ekipet e kërkimit amerikan dhe kanadez “po luftojnë me kohën” për të gjetur një nëndetëse turistike që u zhduk gjatë një zhytjeje në rrënojat e Titanikut të dielën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pesë persona ishin në bord kur kontakti me nëndetësen e vogël humbi rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes së saj.

Operacioni i shpëtimit ka vazhduar edhe gjatë natës në mes të Atlantikut, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë të anijes.

Agjencitë qeveritare, marinat e të dy vendeve dhe firmat tregtare në det të thellë po ndihmojnë të gjitha operacionin e shpëtimit. /Telegrafi/