Site icon Telegrafi

“Ata më japin shpresë se mund të jem futbollist”, tifozi në karrocë i West Hamit bëhet viral pas humbjes nga Newcastle

 

Një tifoz i pasionuar i West Ham United me karrocë është bërë viral pasi ai dha një nga reagimet më të paharrueshme të tifozëve pas humbjes së tyre 5-1 ndaj Newcastle United.

George Barnard foli për kanalin e West Ham Fan TV në Youtube pas ndeshjes të së mërkurës mbrëma në Lugën Premier League në stadiumin e Londrës.

Dhe pas humbjes poshtëruese të Çekanëve që luftojnë për mbijetesë, Barnard pati kritikat e tij, ndërsa nuk u ndal me kaq, pasi u bë viral me deklaratën e tij.

“Kjo ishte njëra nga ndeshjet më të këqija që kam parë ndonjëherë në jetën time. Kam parë shumë ndeshje m*** në jetën time… kjo është atje lart 100%”, ka thënë fillimisht tifozi me karrocë.

“Ai goli i parë, çfarë po bën Kehrer. Unë as nuk mund të eci, por ta shoh atë duke luajtur futboll më jep shpresë se mund të jem vetë futbollist”.

“Ai është i tmerrshëm. Është e tmerrshme, çdo lojë. David Moyes duhet të ishte larguar në gusht. A mund të largohet? Po. A do? Ndoshta jo”, përfundoi Barnard. /Telegrafi/

Exit mobile version